Qeveria i bani 3 mijë veteranë pa qenë në luftë!

Kryetari i ri i OVL-UÇK’s, Hysni Ngucati, thotë se listën e veteranëve e ka fry vetë Qeveria.

Ai thotë se qeveritarët kanë sjellë mbi 3 mijë emna për me i ba veteranë, për të cilët ai thotë se nuk e dinë ku kanë qenë në luftë.

Numrin e madh të veteranëve nuk e sheh problem për buxhetin e shtetit kryetari i ri i OVL-UÇK’s, Hysni Gucati.

N’intervistën për gazetën Zëri, ai flet për listat e veteranëve, për të cilat thotë se nuk janë fry nga komandantët apo organizatat e dala nga lufta, por nga vetë Qeveria.

Ai thekson se ishin pikërisht qeveritarët, pa specifikue me emna, që sollën mbi 3 mijë emna për me i ba veteranë, për të cilët Ngucati thotë se nuk e dinë se ku kanë qenë në luftë.

 

ngucatiii