“Qeveria i ka votat e Listës Serbe për Demarkacionin”

Zadhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu, në emisionin Fakt Plus ka thanë se opozita duhet t’i qaset ndryshe Demarkacionit. Ai ka kërkue nga Opozita që të pranojë ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për të dialogue për çashtjen e Demarkacionit.

Simbas tij, Qeveria e Kosovës asht e vendosun për të ratifikue versionin aktual të Demarkacionit. E, po ashtu, shprehet se Lista Serbe ka me votue atë.

Tue i mohue zanat se për shendrrimin e FSK’s në Forca të Armatosuna, Qeveria po ban pazare me Beogradin, ai paralajmëron se vitin e ardhshëm Kosova ka me u ba me Ushtri.

“Kryeministri Mustafa nuk hyn në asnji pazar që të damtohet interesi i Kosovës”, ka thanë Abdullahu.