Qeveria i kërkon Kuvendit shkarkimin e Bajram Zogianit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka procedue Kuvendit propozim- shkarkimin e anëtarit të Bordit të organit shqyrtues të prokurimit, Bajram Zogiani.

Me 24 Dhetor të 2014’s Zogiani ishte arrestue nga Policia dhe po hetohet nga Prokuroria nën dyshime për trafikim me qenie njerëzore .

Ndërsa, Kryeministri Mustafa tue dhanë argumentet për kërkesën e shkarkimit tha se ai nuk mundet me ushtrue detyrën akoma.

Në këtë mbledhje asht miratue propozim vendimi për emnimin e drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë për pronësi industriale, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë .

Tre të rekomanduemit janë Valon Kashtanjeva, Xhafer Tahiri dhe Isa Duka.