Qeveria i ndan Kuvendit 270 mijë euro për blemjen e nji skaneri special për gaz lotsjellës!

Qeveria e Kosovës, e drejtueme nga kryeministri Isa Mustafa ka zhvillu mbledhjen e 78 të rregullt, në të cilën janë miratu vendime nga përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore t’egzekutivit.
Kabineti qeveritar ka miratu edhe vendimin për ndamjen e mjeteve financiare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, për nevoja të blemjes së skanerëve.
Ky vendim u mor mbas kerkesës së bame nga Kuvendi për këtë pajisje mbasi që me dhetna herë u hodh gaz lotsjellës mbrenda Kuvendit dhe kjo u ba për shkak të pamundësisë së detektimit të saktë të këtij mjeti.

Qeveria po ashtu miratoi edhe vendimin për ndryshimin e qellimit të perdorimit dhe shfrytëzimit të kompleksit banesor kolektiv-afarist “Hade dhe Hade 2” n’Obiliq, i ndërtuem nga Buxheti i Republikës së Kosovës, i cili destinohet për nevoja të banimit social, deshmorëve, kategorive të dala nga lufta e UÇK’s, familjeve të deshmorëve, veteranëve, viktimave të dhunës seksuale dhe personave tjerë me nevoja të veçanta nga këto kategori.
Simbas këtij vendimi, 50% e njisive banesore do të destinohen për banim social dhe 50% tjera për nevojat e banimit të kategorive të dala nga lufta e UÇK’s, viktimave të dhunës seksuale dhe personave tjerë me nevoja të veçanta.

Në mbledhjen e sotme asht aprovu edhe Rregullorja për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuem dhe Menaxhimin e Programit të Riintegrimit.

Miratimi i kësaj rregulloreje asht edhe plotësimi i njanit nga kriteret e marrjes së rekomandimit pozitiv për liberalizmin e vizave.
Kjo rregullore ka për qellim që të ndihmojë dhe të mbështesë riintegrimin e qendrueshëm të personave të riatdhesuem në Republikën e Kosovës, si dhe të mbështesë zbatimin e Strategjisë për Riintegrim të Personave të Riatdhesuem.
Qeveria e Kosovës po ashtu mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për emnimin e anëtarëve të Këshillit Kosovar për Raportim Financiar, me ç’rast anëtar i këtij këshilli u emnu nji përfaqësues nga Oda Ekonomike Gjermane.