Qeveria insiston se gjatë vitit 2015 janë punësue 18 mijë qytetarë

Pamvarësisht reagimeve të shumta që janë ba për numrin e të punësuemve në Kosovë, Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Financave Avdullah Hoti, insistojnë se në vitin 2015 janë punësue 18 mijë qytetarë.

Këtë shifër e përmendi para disa dite shefi i Qeverisë, e sot të njajtës po i referohet edhe ministri i Financave, ku thotë se simbas Trust’it numri i të punësuemve asht rrite.

Ky asht postimi i plotë:

Punësimet e reja gjatë vitit 2015
Gjatë vitit 2015, Trusti Pensional ka menaxhuar mjetet e kursyera në llogaritë e 508 mijë kontribuuesve, prej të cilëve 297 mijë janë aktive që kontribuojnë çdo muaj.
Numri i kontribuuesve aktiv gjatë vitit 2015 është shtuar për 12 mijë krahasuar me një vit me parë. Ndërkaq, janë pensionuar 5 mijë. Kjo nënkupton se kontribuues të rinj gjatë vitit 2015 kanë qenë 17 mijë, që reflekton rritjen e punësimit formal.
Këtu nuk përfshihet punësimi në bujqësi, që është krijuar përmes 50 mil. euro subvencione dhe grante të shpërndara gjatë vitit 2015. Nëse përfshihen edhe këta të punësuar, atëherë punësimet e reja e tejkalojnë 18 mijë veta, për të cilën ka deklaruar Kryeministri. Si zakonisht, Kryeministri është konservator në vlerësime, që është veti e personit të përgjegjshëm për fjalën e thëne.
A janë të mjaftueshme këto vende pune që po krijohen? Sigurisht se jo.
Por, një gjë është e vërtetë. Mijëra të rinjë që po hyjnë në tregun e punës tani kanë gjasa dyfish më të larta për të gjetur punë krahasuar me vitin 2014.