Qeveria ja paguen borxhin kompanisë ‘Patton Boggs’

Qeveria e Kosovës ka aprovue nji kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për me ja pague borxhin “Patton –Bogs”, e angazhueme nga institucionet e Kosovës për lobim në vitin 2011 me nji shumë prej 50 mijë dollarësh në vit.

“Kabineti qeveritar ka aprovue kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndamjen e mjeteve financiare për shlyemjen e obligimeve ndaj kompanisë “Patton Boggs” simbas kontratës Shërbime Lobimi dhe Konsulence” thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, në Gusht të vitit të kaluem, kishte angazhue Kompaninë “Patton Boggs”, për shërbime konsulence me nji çmim prej 50 mijë dollarësh në muej.

Për këtë kompani, si këshilltar i jashtëm ka punue diplomati amerikan Frank Wisner, i cili në Kosovë njihet si njani nga ndërmjetësuesit e bisedimeve për statusin e Kosovës.