Qeveria ka dy opcione për veteranët

Numri prej mbi 46 mijë veteranësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka hapë telashe Qeverisë së Kosovës për sigurimin e fondeve për pensionin e kategorive të dala nga lufta. Gjatë kësaj jave Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksue që mos me u tejkalue parametrat buxhetorë.

Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar në takimet që kanë zhvillue me krenat institucionalë në vend kanë theksue nevojën e adresimit mbrenda parametrave të çashtjes së pagesave për veteranët.

FMN’ja konsideron se numri prej 46 mijë veteranësh asht tepër i naltë dhe shkakton probleme buxhetore për Kosovën. Kështu, ky asht edhe kusht i vazhdimit të programit me FMN’në.

Në këtë situatë Qeveria ndodhet para dy opcioneve: me rishikue numrin e veteranëve ose me ulë pensionin e tyne.