Qeveria ka marrë nji vendim për “Luginen e Diellit” në Zveçan

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet nji deklarate për media, deklaron se asht informue nga ministrat përkatës për këto veprime të kundërligjshme.

Egzekutivi ka ngarkue Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor si dhe Ministrinë e Kthimit dhe të Komuniteteve, në bashkëpunim edhe me Komunën e Zveçanit, që me ndërmarrë masat e duhuna për ndërpremjen e veprimeve të tilla dhe të përmbushen të gjitha kushtet ligjore.

“Qeveria e Kosovës, po ashtu, e konsideron të papranueshëm implikimin e Qeverisë së Serbisë që tue nxitë komuna të caktueme të Republikës së Kosovës me ndërmarrë veprime të paligjshme dhe në dam të relacioneve ndërmjet qytetarëve të Kosovës”, deklaron Qeveria e Kosovës.

Qeveria ma tej thekson se ka me u angazhue që me krijue kushte normale për të gjithë qytetarët e saj si dhe kthimin e tyne në shtëpitë dhe vendbanimet e tyne pa marrë parasysh përkatësinë e tyne etnike.

“Ky proces, ka me qenë i mundshëm dhe i qëndrueshëm vetëm tue respektue ligjet, të cilat ofrojnë siguri dhe stabilitet afatgjatë për çdo qytetar dhe në linjë me proceset eurointegruese”, deklaron Qeveria e Kosovës.