Qeveria ka me çue në Kuvend vazhdimin e mandatit të EULEX

Qeveria e Kosovës ka procedue në Kuvend propozimin për miratimin e vazhdimit të mandatit të EULEX’it edhe për dy vitet e ardhshme.

Kjo u ba në mbledhjen urgjente të Qeverisë që nisi pak mbas orës 18:00, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Qeveria, tash i hap rrugë Kuvendit që me thirrë seancë apo me futë në rend të ditës për të Marten miratimin e vazhdimit të mandatit të EULEX’it.

Për me u miratue dy vite tjera mandat për këtë mision ndërkombëtar nevojiten votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Mandati aktual i EULEX skadon nesër.