Qeveria ka me u takue me krejt subjektet e interesueme, me qëllimin që me u kuptue se kalimi i Demarkacionit asht interes nacional

Qeveria e Kosovës nuk jep ndonji datë të saktë se kur ka me ndodh riprocedimi i marrëveshjes së shejimit të kufinit me Malin e Zi, por thotë se nji gja e tillë ka me u ba shumë shpejtë.

Edhe pse kryesia e Kuvendit sot vendosi për seancën e radhës, e cila pritet të mbahet më 22 Shtator, si pikë e rendit të ditës nuk ka me qenë çashtja e Demarkacionit.

Pamvarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë insistojnë se ratifikimi i tij nuk ka me vonue.

Këshilltari për media i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, në nji prononcim për lajmi.net ban të ditun se riprocedimi i marrëveshjes ka me u ba pa prolongime të justifikueshme.

“Na vazhdojmë të jemi jo vetëm të hapun, por edhe kooperativ me të gjithë dhe atë pandalshëm. Kemi me ba përpjekje që të takohemi me sa ma shumë subjekte të interesueme. Me grupet parlamentare, me deputetë, me qytetarët, me të gjithë faktorët relevantë, me qëllim që t’i shtjerrim të gjitha mundësitë me të vetmin qëllim, që të kuptohet drejtë se kalimi i Demarkacionit asht në interesin nacional të Kosovës dhe në interesin e nji jete ma kualitative të qytetarëve të Kosovës“, tha ai për lajmi.net.