Qeveria kallxon se kush duhet me vendosë për Veteranët

Hetimet rreth pastrimit të listave për veteranët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, kanë me qenë në të drejtën e Zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, thotë se asht çashtje e Prokurorisë me vendosë se qysh dhe çka me ndërmarrë për këtë çashtje.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK’s, Xhevdet Qeriqi, ka thanë se Qeveria asht përgjegjëse për fyemjen e listave dhe se ajo duhet me i pastrue ato.

Të Ejten, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka kërkue nga prokuroritë kompetente fillimin e grumbullimit të informatave për nisjen e hetimeve mbi keqpërdorimet e mundshme në listat e veteranëve të UÇK’s.