Qeveria kolumbiane arrin marrëveshje armëpushimi me rebelët e ELN, mbas 50 vjetësh konflikt

Negociatorët nga grupi rebel i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN),në Kolumbi, thojnë se kanë ra dakord për nji armëpushim të përkohshëm me qeverinë vendase.

Asht hera e parë që të dy palët biejnë dakord për nji armëpushim, mbas ma shumë se 50 vjetesh konflikt mes tyne.

Njoftimi vjen ma pak se 48 orë para se Papa Francesco të vizitojë Kolumbinë, ndërsa presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, tha se armëpushimi ka me fillue më 1 Tetor dhe ka me zgjatë deri në 12 Kallnor.