Qeveria kompenson 25% të dameve nga vërshimet

Në mbledhjen e 83, kabineti qeveritar me shumicë votash ka nda 159 mijë euro për damet e shkaktueme në ekonominë bujqësore në Kallnor të këtij vitit, për me i mbulu 25% të dameve bazë.

E për t’i kompensu damet janë gjithësej 11 komuna.

Mirëpo, Ministri i Financave, Avdullah Hoti kërkoi që fermerëve tu kompensohet 50 % e shumës së dameve, por kjo ka mbetë të plotësohet mbasi Ministria e Bujqësisë të paraqes vlerën e dameve të muejit Mars.

Ndërsa, Ministri i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi paraqiti propozim vendimin për kandidatët për emënimin e anëtarëve në Komisionin Kosovar të Konkurrencës.

Qeveria po ashtu sot morri vendimin për shpronësim të pronave të cilat preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë -Hani i Elezit, dhe ndau mjete në vlerë prej 24 mijë euro për shënimin e festës memoriali të komunitetit turk të Kosovës që mbahet me 23 Prill.