Qeveria: Kosova ofron mundësi të mëdha për investime të hueja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti përfaqësuesit e kompanisë australiane, Peshter Mining, e cila ka investue në sektorin e Minierave në Slivovë.

Në nji komunikatë dërgue për media, Kryeministri Mustafa i njoftoi për reformat e fuqishme fiskale, ambientin shumë të mirë për investime si dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për investitorët e huej.

Kryeministri Mustafa foli edhe për mundësitë e mëdha që ofron Kosova në sektorin e minierave dhe fusha tjera për investime të hueja.

Përfaqësuesit e Kompanisë Peshter Mining, vlerësuen reformat e ndërmarra në Kosovë, tue e njoftue kryeministrin Mustafa me planet dhe projektet e tyne për investime në Kosovë.