Qeveria krijon ekipin që ka me themelue Asociacionin

Procesi për hartimin e statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po fillon të jetësohet.

Kjo, pamvarësisht se Qeveria kohë ma parë ka refuzue që ta formojë komisionin si pasojë e moszbatimit të marrëveshjeve të arrituna në Bruksel me Beogradin zyrtar, shkruen Gazeta Express.

Por, pamvarësisht kësaj, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme ka pritë në takim shefen e re të Zyrës së BE’s në Kosovë, Natalia Apostolova, zavendës shefen e Misionit të OSBE’s, Paivi Nikander si dhe Ambasadorin e SHBA’ve, Greg Delawie.

Në nji komunikatë për media bahet e ditun se gjatë takimit, u bisedue për procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arrituna në bisedimet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësueme nga BE’ja në Bruksel.

Në takim, u theksue përkushtimi i Republikës së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve dhe u vlerësue se ditëve të fundit asht krijue nji atmosferë pozitive në këtë proces.

Gjatë takimit, po ashtu, u ba e ditun se asht kompletue Ekipi Menaxhues, i cili në bashkërendim me insititucionet e Republikës së Kosovës, OSBE, BE dhe me përkrahjen e Ambasadës Amerikane, ka me punue në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në harmoni të plotë me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.