Qeveria mban mbledhje, nuk diskutohet për 5 milionët e shtypshkronjës austriake

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të mbajtun sot rreth orës 9:00, miratoi propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016.

Në mesin e disa projektligjeve që Qeveria ka vendosë me i pasë në plan për këtë vit, janë edhe Projektligji për Kadastrën dhe ai për Kryeqytetin.

Po ashtu, egzekutivi ka miratue propozim-vendimin e Ministrisë së Integrimeve për fuqizim të bashkëpunimit me shoqninë civile në kuadër të procesit të integrimit si dhe informimin e qytetareve për këtë proces, i cili kap shumën e 80 mijë eurove.

Në mbledhjen e Qeverisë nuk u fol për damshpërblimin prej 5 milionë eurosh që Ministria e Punëve të Mbrendshme duhet me i paguue kompanisë austriake OeSD lidhun me rastin e pasaportave.