Qeveria me ftesë të hapun ndaj opozitës për takim!

qeveriaa

Nuk ka ende përafrim të qendrimeve ndërmjet pozitës dhe opozitës për çashtjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka paralajmërue se Qeveria së shpejti ka me riprocedue për ratifikim në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thanë se kabineti qeveritar ka me i respektue afatet kohore në mënyrë që demarkacioni të mos mbetet për vitin e ardhshëm, por të zgjidhet këtë vit, shkruen Epoka e re.

Gjithashtu, Abdullahu thotë se mbetet e hapun ftesa e kryeministrit për takim me liderat e opozitës.

Kurse përfaqësuesit e opozitës e kanë vlerësue të kotë çdo përpjekje të Qeverisë për me riprocedue demarkacionin në Kuvend.

Simbas tyne, kjo marrëveshje ka vdek më 1 Shtator në mungesë votash.