Qeveria merr rekomandimin pozitiv për vizat

Sot edhe zyrtarisht përfaqësuesi i Bashkimi Europian në Kosovë, Samuel Zbogar, i dorëzoi Kryeministrit Isa Mustafa rekomandimin për liberalizim e vizave.

E mbas këtij pranim- dorëzimi, ata mbajtën edhe nji konferencë për media.

Zbogar tha se rekomandimi për liberalizimin e vizave për kosovarët nuk ka qenë nji hap i lehtë, por me këtë po dëshmohet se Bashkimi Europian ka me e vazhdue përkrahjen për vendin tonë.

“Nuk ka qenë rrugëtim i lehtë, por kjo e bani Kosovën nji vend ma të mirë. Shpresojmë që lëvizja e lirë me nisë sa ma shpejt. Ky vendim i dëshmon Kosovës se na vazhdojmë me e mbështetë atë dhe me ia mundësue shtegtimin europian”, tha Zbogar.

Ndërsa Kryeministri Mustafa, tha se ky vendim asht i nji randësie shumë dimensionale, e nuk asht rezultat i asnji individi dhe institucioni, por i nji pune të përbashkët të të gjithëve.

Edhe Ministri i Integrimeve Europiane Bekim Collaku përgëzoi kosovarët për këtë arritje, tu’ thanë se durimi po shpërblehet në mënyrën më meritore.
Nesër në Kuvendin e Kosovës mbahet nji seancë solemne, ku lajmin për liberalizimin e vizave pritet me e dhanë zyrtarisht edhe Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federicha Mogherini.