Qeveria miraton 22 masa për Pakon Fiskale

Qeveria ka ba shqyrtimin e Listës së masave të Pakos Fiskale 2.0 dhe ka miratue 22 masa të cilat më pas duhet me miratue nji nga nji në mbledhjet e ardhshme në mënyrë që të hyjnë në fuqi.

Ministri i Financave ka thanë se kjo pako fiskale ka me pasë efekte pozitive për ekonominë e Kosovës.

Kurse, Zavendëskryeministri, Ramiz Kelmendi ka thanë se me këto masa prodhuesit vendor do të barazohen me ata të huej, madje simbas tij, prodhuesit vendor kanë me mujt me mbetë konkurrent edhe për tregun e huej.

Ministi i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka thanë se duhet pas parasysh që mos m’u damtue prodhuesit vendor me këto masa.

Krasniqi ka thanë se nuk duhet llogarit pemët apo perimet si landë e parë në importim.