Qeveria miraton propozimin për anëtarësimin e Kosovës n’Interpol

Qeveria e Kosovës ka miratue propozimin e Ministrisë së Punëve të Mbrendëshme për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Zavendësministri i MBP’s Behar Selimi ka thanë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë i hapë rrugë të re të bashkëpunimit Policisë së Kosovës.

Ai ka thanë se me anëtarësimin e Kosovës ka m’u thellue lufta e krimeve ndërkufitare e të tjera.

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka thanë se ka marr mbështetje të vendeve të ndryshme për përkrahje.

Hoxhaj ka thanë se duhen diku 110 vota për m’u anëtarësue në Interpol.

Simbas Hoxhajt ka edhe shtete që nuk e kanë njoft Kosovën e që do të votojnë për anëtarësim.

Votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ka m’u marrë në Shtator.

Kryeministri Mustafa ka thanë se anëtarësimi në këtë organizatë asht shumë i randësishëm dhe ka shpreh bindjen se nji gja e tillë ka me ndodhë.