Qeveria Mustafa i ka dhanë licence për terminal kompanisë së drejtueme nga djali i Kryeministrit Mustafa

Ministria e Infrastrukturës , në të njajtën kohë kur e ka licencue “City Park”, e ka pajisë me licencë për terminal të mallnave edhe kompaninë e drejtuem nga Arben Mustafa, djali i Kryeministrit Isa Mustafa.

Insajderi ka zbulue se Qeveria Mustafa ka pajisë me licencë për biznisin e terminaleve kompaninë e drejtuem nga djali i Kryeministrit. Kompania “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”, bazuem në të dhanat e regjistrimit të biznisit asht në pronësi të kompanisë sllovene “Intereuropa D.D”, dhe Hazbi Hasanit.

Ndërsa Arben Mustafa dhe Andrej Karl figurojnë si persona të autorizuem në këtë biznes.

Emni i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasunisë së Kryeministrit Mustafa, kur e kishte deklarue pasuninë në 2010’n në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, kishte shënue se 5% të aksioneve në këtë kompani i ka djali i tij.

Burim Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Transportit Tokësor, në Ministrinë e Infrastrukturës ka konfirmue për Insajderin licencimin e kësaj kompanie.

“Terminali i mallrave “INTEREUROPA KOSOVA”L.L.C. Prishtine (viti i lëshimit 2016- afati i vlefshmërisë deri më 2021)”, ka thanë shkurt Krasniqi.