Qeveria ndan 100 mijë euro për familjet në Houston

Qeveria miraton kërkesën e Presidentit Hashim Thaçi për ndihmën e familjeve në Houston të prekuna nga uragani, në vlerë 100 mijë euro.

Ministri i financave ka thanë se këto para merren nga fondi i shpenzimeve të paparashikueme.

Kjo kërkesë asht votue nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.