Qeveria ndan 321 mijë euro për 84 gjyqtarë të krimeve të randa

Qeveria në largim në mbledhjen e saj të rregullt ka nda 321 mijë euro për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për 84 gjyqtarë të Krimeve të Randa për vitin 2017.

Ministri në largim i Financave Avdullah Hoti tha se Këshilli Gjyqësor ka kërkue që t’ju ndahet nji shtesë prej 300 eurove  për me i nxitë për me ba punën e tyne.

Në mbledhjen  e saj Qeveria në largim ka miratue propozim-vendimin për hartimin e programit për reforma ekonomike 2018-2020.

Zavendëskryeministri në largim Hajredin Kuçi tha se Qeveria ka pregaditë programin për reforma ekonomike si pjesë e dialogut mes Kosovës dhe BE’s.

Qeveria po ashtu miratoi planin vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2018. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtun ka nda 342 mijë euro për nevoja të Doganës së Kosovës.

Minisgtri në largim i Financave tha se këto mjete shkojnë për furnizim me banderola për cigare dhe pije alkoolike, për qira dhe disa shpenzime tjera kontraktuese.