Qeveria ndanë 200 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtun sot ka nda 200 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevoja tjera për mirëmbajtje.

Ndërsa kërkesa ishte për 400 mijë euro, por u miratuen vetëm 200 mijë euro.

Qeveria po ashtu ka nda 185 mijë euro për Këshillin Prokurorial të Kosovës përkatësisht Prokurorisë Speciale të Kosovës, për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për vitin 2017.