“Qeveria në Maqedoni harxhon pare në projekte joproduktive, ndërsa len anash shqiptarët”

Në Kuvendin e Maqedonisë, në nji sallë gjysë të zbrazët, Komisioni për financim dhe buxhet diskuton për buxhetin 2017.

Deputeti, Bekim Fazliu nga PDSH’ja, parti opozitare shqiptare në Maqedoni ka kritikue Qeverinë se harxhon pare në projekte qeveritare jo produktive tue i lanë anash problemet shqiptare.

“Nuk ka pare për jetë ma të mirë për shqiptarët, por ka për projektin Shkupi 2014, fasada baroke dhe projekte jo produktive qeveritare” tha Bekim Fazliu, deputetit i PDSH.