Qeveria nesër dorëzon nji kërkesë në Gjykatën Kushtetuese lidhun me Trepçën

Qeveria e Kosovës ka me dorëzue nesër në Gjykatën kushtetuese, kërkesën për masë të përkohshme ndaj likuidimit të Trepçës nga ana e AKP’s.

Kjo mbasi Ligji për Trepçën i aprovuem nga Kuvendi i Kosovës nuk mundet me hy në fuqi, derisa ndaj tij, Lista Serbe ka dorëzue ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, bazue në ligj, vetëm deri me 2 Nandor ka afat që Ligji për Trepçën me hy në fuqi, në të kundërtën, ajo duhet me shkue në likuidim.

Por, nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës asht aktivizue dhe nesër ka m’i dorëzue Gjykatës Kushtetuese që me pezullue përkohësisht deri në marrjen e nji vendimi, mundësinë për likuidim të Trepçës.

Avokati Besnik Berisha, që asht edhe këshilltar ligjor i kryeministrit, deklaroi për RTK se puna në hartimin e ankesës ka fillue dhe beson se nesër ka me u dorëzue në Kushtetuese.

Simbas tij, janë tana kushtet që Gjykata me pezullue likuidimin e Trepçës deri në marrjen e nji vendimi ndaj ankesës së Listës Serbe.

Nga ana tjetër, vetë Gjykata Kushtetuese ka deklarue se vendimi ka me u marrë simbas ligjit, Kushtetutës dhe rregullores së punës.