Qeveria n’riformatim. Qe emnat e ri të kabinetit qeveritar!

Shkuemja e Hashim Thaçit në Presidencë dhe lania vakante e dy pozitave të randësishme në kabinetin qeveritar Mustafa, ka ba që dy partnerët e koalicionit PDK-LDK të fillojnë diskutimet për ndryshime, gjegjësisht për formatizim të Qeverisë.

Gazeta Blic nga burime mbrenda koalicionit ka marrë vesh se riformatizimi pritet të ndodh mbas datës 7 Mars, gjegjësisht mbas betimit që ka me mbajt presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo gazetë i ka mesue edhe emnat se kush ka me ardhe nga kabineti qeveritar Mustafa.

Postin e zavendëskryeministrit, të cilën deri dje e mbante Hashim Thaçi, mundet me ju besue nënkryetarit te PDK’s, Enver Hoxhaj.

Derisa, si opcion tjetër për ish-ministrin e Punëve të Jashtme, po përmendet edhe ministria e Integrimeve Europiane, nëse ministri i deritanishëm, Bekim Çollaku do t’i bashkohet Hashim Thaçit në Presidencë.

“Hashim Thaçi bashkëpunëtorin ma të ngushtë tash e 16 vjet e ka Bekim Çollakun. Ka gjasa që Çollaku t’i bashkohet Thaçit në Presidencë, dhe në vend të tij të vijë Hoxhaj”, ka thanë ky burim i gazetës.

Ndërkaq, në postin e ministrit të Punëve të Jashtme me ardhe zavendëskryeministri i deritashëm nga radhët e LDK’s, njiherësh ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Këto burime bajnë të ditun se në vend të tij, në postin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çashtjeve Jorezidente, të vij zavendësi i Hashim Thaçit, Petrit Selimi.

Rrokadë mund të bahet edhe me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Merret vesh se Memli Krasniqi mundet me kalue në krye të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, pozitë të cilën tash e mban Skender Hyseni i LDK’s.

“Ministria e Mbrendshme, që e mban LDK, ka gjasa me i kalue PDK’s, derisa të Jashtmen me marrë LDK”, thonë këto burime.

Ka gjasa që për shkak të deshtimeve të shumta, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami të shkarkohet nga ky post./ Gazeta Blic/