“Qeveria nuk bjen edhe nëse dështon sot Demarkacioni”

Bajram Gecaj, zavendësministër i Pushtetit Lokal, njikohësisht këshilltar i kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, ka thanë se edhe nëse nuk miratohet Demarkacioni të Ejten, Qeveria nuk ka me ra.

“Nëse dështon të Ejten Demarkacioni, nuk asht tragjedi e madhe. Ka ndodhë disa herë që mos me u sigurue votat. Por, kjo gja nuk mund të konsiderohet dështim i Qeverisë dhe koalicionit”, ka thanë Gecaj në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.

Gecaj ka folë edhe për protestën e 1 Shtatorit të thirrun nga Lëvizja Vetëvendosje, tue thanë se beson që pjesëmarrja në të nuk ka me qenë masive, për shkak se qytetarët nuk besojnë në kauzën e prezentueme nga Vetëvendosje.