Qeveria nuk i përfill rekomandimet e raportit të progresit

Instituti GAP prezantoi sot nji draft-raport për ndamjet buxhetore, përfshi Ligjin për Buxhetin e vitit 2016 dhe gjetjet e Raportit të Progresit të vitit 2015 për Kosovën.
Hulumtuesi Berat Thaçi, tha për Televizionin Rrokum tha se gjetjet e këtij raporti nxjerrin nji rritje të buxhetit për Prokurorinë e Shtetit dhe Këshillit gjyqësor, por mungesë për shëndetësinë.
Por simbas Thaçit, gjatë realizimit të këtij hulumtimi ka pasë vështirësi në komunikim nga Ministria e Financave, por ata që kanë përkrahë ma së shumti këtë projekt, janë Ministria e Integrimeve, Komisioni për Integrime Europiane I Kuvnedit, si dhe Zyra e BE’s në Prishtinë.
Deputetja e LDK’s Teuta Sahatçia, vlerësoi arritjet e këtij raporti, që simbas saj kanë me ndihmue në miratimin e ligjeve.
Në fund të gjetunat e këtij hulumtimi treguen se edhe në sferën e zhvillimit ekonomik, disa agjencioneve mbrenda ministrive nuk u asht rritë buxheti, edhe pse kjo kërkohej nga Raporti i Progresit të vitit 2015.