Qeveria nuk ka me ju përzie AKP’s

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka vizitue ditën e sotme Agjensinë Kosovare të Privatizimit.

I pritun nga Drejtori i bordit drejtues, Petrit Gashi dhe përfaqësues të tjerë të bordit drejtues, ai ka përgëzue punën e kryeme nga stafi i AKP’s tue thanë se, gjatë gjashtë muejve asht krye nji punë e mrekullueshme e mbështetun në ligj. Gjithashtu, Mustafa ka vazhdue tue thanë se në asnji rast Qeveria nuk ka me ju përzie punës së AKP’s.

“Atë që e kërkuem nga Bordi, asht që me u zbatue ligji në përpikmëni gjatë tana proceseve që ka me i zbatue AKP’ja dhe atyne që kanë mbetë, si dhe proceseve të ardhshme. Qeveria në asnji rast nuk ka me u përzie në punën e agjencionit, sepse asht nji agjencion i pamvarun, i cili e bartë përgjegjësinë e plotë për punë, por kemi me mbështetë krejtësisht në kërkesat që mundet me i pasë agjencioni prej neve, sa i përket ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit dhe infrastrukturës tjetër, që duhet me i ba përmes Parlamentit të Republikës së Kosovës,” asht shprehë kryeministri Mustafa.