Qeveria: Opozita nxiti sulmin me mollotov ndaj Presidencës

Zyra e Presidentes së Republikës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës asht sulmue n’orët e para të ditës së sotëm me koktejl mollotovi.

Rastin e ka konfirmue edhe Policia e Kosovës, përmes nji raporti zyrtar, ku thuhet se sulmi i cilësuem si shkaktim i rrrezikut të përgjithshëm, ndodhi në orën 04:00 të mëngjesit.

Simbas disa raportimeve të tjera, vendi ku ka shpërthye mollotovi asht zyra e shefit të Kabinetit të Presidentes, Arbër Vllahiu.

Simbas policisë, sulmin e ka krye disa persona që kanë qenë të maskuem, të cilët fillimisht i kanë thye xhamat me gurë e mandej kanë tentue që shishen me koktej mollotovi me e futë mbrenda objektit të Kuvendit.

Po ashtu polica ka njoftue se personat e dyshuem mbas sulmit janë largue me nje veturë ngjyrë të bardhë në drejtim të rrugës “Agim Ramadani”.

Sulmin e kanë denue Presidentja e Republikës dhe Kryetari i Kuvendit, si nji akt kriminal që synon me krijue pasiguri te qytetarët dhe prishjen e imazhit të shtetit të Kosovës.

Ndaj sulmit kanë reague edhe PDK dhe LDK, të cilat megjithatë, janë tregue të kujdesshme tu’ mos paragjykue autorët dhe motivet e kësaj vepre e tu’ mos e lidhë këtë ngjarje me opozitën.

Mirëpo derisa policia nuk ka identifikue autorë, por vetëm deklaron se po e heton rastin, qeveria duket se e pati ma të lehtë “gjetjen” e autorëve.

Përmes nji deklarate zyrtare, Qeveria e ka denue ashpër sulmin ndaj Zyrës së Presidentes, e mbasi përmendë sulmet e ngjashme të kohëve të fundit ndaj instiutcioneve dhe vetë shtëpisë së kryeminsitrit, në mënyrë indirekte fajëson për këto sulme opozitën.

“Qeveria fton të gjithë përfaqësuesit politikë, të cilët në paraqitjet e tyne publike, po përpiqen të arsyetojnë sulmet me mollotov mbi shtëpitë private dhe institucionet publike, tue u thirr në kauza krejt fiktive, që me heq dorë nga nji gjuhë e tillë”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Disa përfaqësues politikë kanë nxitë dhe promovue futjen e gjuhës së mollotovit dhe mjeteve të tjera joligjore në jetën politike dhe publike të Kosovës, përdufundon qeveria.

Por ndaj këtyne akuzave, ka reague me nji gjuhë të ashpër Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Tu’ e dënue sulmin si nji akt qyqar, AAK kërkon ndërhymjen urgjente të organeve të rendit për zbardhjen e tij.

Por Aleanca i ban thirrje qeverisë që mos me paragjykue autorët e mundshëm të këtij akti qyqar, dhe mos me provue që këto sulme kriminale me i përdorë për me justifikue dështimet e veta.

AAK kërkon që ky sulm me u trajtue si nji rast kriminal dhe çdo përpjekje për me I dhanë këtij akti banditesk dimensione politike, pa u gjetë autorët dhe motivet, Aleanca i konisderon nji tjetër sulm mbi stabilitetin e vendit.

Ndërkaq, Nisma për Kosovën, përmes nji deklarimi të kryetarit Fatmir Limaj e ka dënue sulmin sit ë papranueshëm, por pa iu kundërpërgjigjë qeverisë në akuzat e saj ndaj opozitës.

Mirëpo në orët e vona të drekës, në media nisën me qarkullue disa mesazhe, që pretendohet se janë të autorëve të sulmit.
Mesazhet pretendohet se janë nënshkrue nga nji grup i vetëquejtun “Qytetarët e Pakënaqun”.

Ata përmbajnë fjalë dhe akuza të randa ndaj kryeministrit të vendit, e u bahet thirrje kryetarit të Kuvendit e Presidentit të Zgjedhun që me u largue nga koalicioni me Isa Mustafën.

Madje, këto mesazhe përmbajnë edhe fyemje në baza etnike ndaj serbëve, si dhe etiketime “tradhtar” për Veselin e Thaçin.

Në këto mesazhet nuk mungon edhe fjala “Zajednicë”, me të cilin Vetëvendosja në fillim, e mandej krejt opozita i asht referue Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Mirëpo vetë Vetëvendosja, përmes nënkryetarit Driton Çaushi i ka dënue sulmet si të papranushme, tue ju ba thirrje të pakënaqunve që në vend të veprimeve të tilla, me iu bashkue protestave të opozitës.

Mesazhet e pretendueme të autorësisë së sulmit mbi Zyrën e Presidencës e kanë shtye Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës që me e ashpërsue edhe ma gjuhën ndaj Kryeministrit, tu’ i kërkue atij autorët e sulmit ndaj Zyrës së Presidentes.
Isa Mustafa asht i vetmi kryeministër në botë, që nuk e ka problem me u shndërrue edhe në prokuror, edhe në polic edhe në gjyqtar.

Qeveria që ai kryeson, por edhe partia e tij, janë të vetmet që i dinë sulmuesit e akteve kriminale, si ishte edhe ky i sotmi në ndërtesen e Presidentes, ende pa u identifikue as nga policia! – thuhet në komunikatën e AAK’s.

Asht detyrë e Kryemnistrit dhe e partisë së tij, që informatat me i çue në polici e jo me e helmue opinionin me lloj-lloj hipotezash, – thuhet ma tj në komunikatën e Aleancës, ku theksohet se nuk asht në natyrën e kësaj partie me u marrë me punë të pista e me sulme të dyshimta.

Ndërkaq, sulmin e kanë denue edhe disa subjekte të tjera politike, derisa ai ka gjetë jehonë edhe në mediat e rajonit e ma gjanë.