Qeveria pa vendim për zgjedhjet serbe n’Kosovë

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Të paktën kështu ka deklaru për Indeksonline, zadhanësi i qeverisë, Arban Abrashi.

“Ende nuk asht diskutu dhe rrjedhimisht nuk asht vendos për këtë çashtje por do të veprohet simbas praktikave ma të mira nderkombëtare”, ka thanë Abrashi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simic në nji deklaratë për media ka thanë se zgjedhjet e Serbisë do të mbahen edhe këtë vit në Kosovë si janë mbajt edhe më 2012 dhe 2014.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri nuk ka dasht me komentue deklaratën e Simic, tue thanë se kjo çashtje nuk asht pjesë e dialogut në Bruksel.