Qeveria paralajmëron riprocedimin e Demarkacionit këtë muej

Qeveria e Kosovës ka paralajmërue rikthimin në Kuvend të Projektligjit të Demarkacionin me Malin e Zi mbrenda dy javëve të ardhshme për arsyen që të arrihen afatet e nevojshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian gjatë këtij viti.

Qeveria ban të ditun se ende po presin opozitën me bisedue për këtë marrëveshje.

Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu, shprehu Express se Qeveria asht e interesueme shumë që çashtjen e demarkacionit të mos e prolongojë, por me riprocedue sa ma shpejt që kjo asht e mundshme.

“Natyrisht se na jemi gjithashtu shumë të interesuem me i respektue afatet kohore që ndërlidhen me punën e subjektet përkatëse në Bruksel rreth kësaj çashtje me qëllimin që demarkacioni të mos mbetet për vitin e ardhshëm por të zgjidhet sivjet”, tha Abdullahu.