Qeveria përdor deklaratën e Obamës si fakt për demarkacionin me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës ka publikue raportin me përmbledhje të dokumentacioneve për përcaktimin e territorit të Kosovës dhe vijës kufitare me Malin e Zi.

Në këtë raport të quejtun “Përmbledhje e dokumentacionit bazik në përcaktimin e territorit të Republikës së Kosovës”, janë paraqit disa nga faktet që i ka përdor.

Por, në mesin e fakteve, në raportin e Komisionit Shtetnor për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufinit Shtetnor, asht përdor edhe deklarata e presidentit të SHBA’s, Barack Obama.

Në pikën 16 të këtij raporti, thuhet se përkundër deklaratave kundërshtuese nga partitë opozitare për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, këtë marrëveshje të arritun mes ministrave kosovarë dhe atyne malazez në Vjenë, e ka përshëndet edhe presidentin Obama.

Teksti në raportin e Qeverisë:

Marrëveshja për demarkacionin kufitar me Malin e Zi e nënshkruar me 26 gusht nga ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ai i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni edhe pse ka ngjallur reagime të shumta te opozita, shoqëria civile dhe banorët e komunave Pejë, Deçan dhe Istog, të cilët thonë se me këtë marrëveshje Kosova humb 12 mijë hektarë, ajo marrëveshje është mirëpritur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ai e ka quajtur akt historik nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malin e Zi gjatë takimit që ka zhvilluar me ambasadoren e re të Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila i ka dorëzuar letrat kredenciale.

“Nënshkrimi i marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi me 26 gusht, demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosshmërinë tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit. Përcaktimi i Kosovës që sfidat e lartpërmendura t’i adresojë në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive ka vënë Kosovën në një rrugë solide drejt rritjes së stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”, ka thënë Obama.

 

Deklarata-e-Obamës