Qeveria: Riformatimi ka me u ba, po s’dihet kur!

Tash e nji kohë të gjatë, krenat e dy partive ma të mëdha në vend, PDK e LDK, janë zotue për riformatim të Qeverisë së Kosovës, mirëpo, pamvarësisht paralajmërimeve nji gja e tillë nuk dihet se kur ka me u ba.

E kundër riformatimit janë deklarue partitë opozitare, të cilat këtë proces e vlerësojnë të padobishëm dhe kerkojnë dorëheqjen e egzekutivit.

Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thanë për Indeksonline se nuk ka nji afat të përcaktuem se kur ka me u ba riformatimi i Qeverisë, por se nji gja e tillë ka me u ba në dobi të vendit.

Simbas tij, partnerët e koalicionit në parim janë pajtue për me përfundue procesin e rifomatimit të Qeverisë, proces ky i shumëpërfolun.

“Egziston pajtim në parim për këtë proces. Jemi në fazën e shqyrtimit dhe saktësimit të hapave ma konkret dhe specifik për këtë çashtje e cila  ka me rezultue nga koordinimi i palëve në koalicion”, ka theksue Abdullahu.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka me marrë pjesë edhe i sapoemnuemi në pozitën e zavendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Mbetet të shihet nëse kjo asht shejë për riformatimin e qeverisë gjatë ditëve në vijim.