Qeveria riprocedon Demarkacionin pa konsensus

Qeveria e Kosovës pritet me dergue në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi pa konsensus të spektrit politik në vend.

Kjo ka me ndodhë mbasi opozita pranon të takohet me kryeministrin Mustafa vetëm nëse pranohen kushtet e tyne. Në Qeveri thonë se nuk pranojnë kushte paraprake.

Konsensusi për riprocedimin e Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit mes pushtetit dhe partive opozitare duket i pamundshëm, shkruen Zëri.

Deklarimet e dyja palëve, para se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa me ju ba ftesë krenave të tri partive opozitare për nji takim, nuk po kontribuojnë në afrimin e qëndrimeve mes tyne, por ndamjes edhe ma të madhe.