Qeveria rrit me 20% të hyrat e 3 muejve të fundit

Në nji konferencë për media Ministri i Financavce Avdullah Hoti, tue folë mbi pikat të cilat u aprovuen në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se në 3-mujorin e parë të vitit 2016 asht shënue rritje prej 20% ma e madhe e buxhetit në krahasim me vitin e kaluem.
Ndërkaq tue folë për shpenzimet, Hoti theksoi se gjatë këtij tre mujori ato janë rritë për 17%, si rezultatat i rritjes së asistencës sociale, rritjes së pensioneve, pagesat për veteranët e luftës dhe subvencionet në bujqësi.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u aprovue edhe korniza afat-mesme e shpenzimmeve për vitet 2017-2019. Meqenëse buxheti për 3 vitet e ardhshme asht parapa me u rritë për 21%, klauzola e re e ka me i mundësue Kosovës me hy në kredi te institucionet financiare ndërkombëtare për me financue investimet të cilat parashihet me u ba në 3 vitet e ardhshme. Hoti theksoi se kjo asht e nevojshme edhe për shkak se për shndërrirmin e FSK në Forca të Armatosuna duhet buxhet i naltë.
Në kornizën e shpenzimeve afat-mesme për tre vitet e ardhshme gjithashtu parashihet me u ba implementimi i plotë i ligjit për sigurime shëndetsore nga Kallnori i vitit 2017.

Në këtë mbledhje të Qeverisë janë aprovue edhe projektet për rehabilitimin e hekurudhës, dhe ai për rehabilitim të rrugëve rajonale Kllokot-Gjilan, dhe rrugët në hyrje të qyetit të Ferizaj, Gjilan dhe Prizren.