Qeveria ‘selam’ Ramës: Na folim n’emën të Kosovës

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës në nji reagim ndaj vizitës së Kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama në Beograd dhe Nish janë shprehë se mirëpresin angazhimet e tana shteteve mike rreth shtensionimit të marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kanë theksue se n’emën të Kosovës folin vetëm institucionet e shtetit, shkruen Gazeta Express.

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj në nji prenocim për Gazetën Express ka thanë se problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhen zgjidhë midis nesh.

“Na mirëpresin angazhimet e tana shteteve mike rreth shtensionimit të marrëdhanieve në mes Republikes së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, posaçërisht angazhimet, të cilat vijnë nga Shqipnia. Megjithatë, Repbulika e Kosovës asht shtet i pamvarun, i njohun ndërkomëbtarisht nga shumica e shteteve të botës, posaçërisht nga shtetet me demokraci të zhvillueme, prandaj n’emën te Kosoves folin institucionet e shtetit tone. Na jemi në dialog për normalizimin e marrëdhanive në mes Republikës së Kosoves dhe Repbulikës së Serbise, dhe ato probleme duhen zgjidhë kryekëput në mes nesh.” tha Gecaj për Express.