Qeveria serbe reagon mbas transferimit të të burgosunve serbë në Podujevë

Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë ka dënue sot transferimin e katër të burgosunve të nacionalitetit serb nga Mitrovica Veriore në burgun e Gërdocit në Podujevë, tue thanë se ky akt i autoriteteve të Kosovës e ka vnue “në pikëpyetje sigurinë e këtyne njerëzve.”

Zyra që udhëhiqet nga drejtori Marko Djuric, ka vlerësue se veprimet e tilla të qeverisë së Kosovës, i shkelin parimet themelore të të drejtave të njeriut. Ata e kanë quejt “provokues” veprimin e autoriteteve kosovare.

“Ky veprim ka shkaktue drejtpërdrejtë te vendimi i të burgosunve në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë për me hy në grevë urie, nga tuta se ata munden me u transferue në nji burg, në të cilin kishin me u detyrue me ju përgjigjë vetëm shqiptarëve,” thuhet në reagimin e Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovë, njofton mediumi serb Novosti.

Zyra për Kosovë në qeverinë serbe e quen të njianshëm veprimin e autoriteteve kosovare, derisa ka kërkue nga organizmat ndërkombëtarë ta mbikëqyrin këtë rast.

“Na paralajmërojmë se nji veprim i tillë i njianshëm i Prishtinës asht hajgare me jetën e njerëzve dhe për këtë arsye asht e nevojshme që me reague dhe organizmat ndërkombëtarë që mbikëqyrin funksionimin e gjyqësorit në Kosovë”, thuhej në reagimin e Zyrës serbe për Kosovë.