Qeveria serbe sot shqyrton ‘ultimatumet’ e Kosovës

Qeveria e Serbisë sot, në nji mbledhje të jashtëzakonshme, ka me shqyrtue ato që ajo i ka quejt ultimatume të Kosovës për vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë.
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, dje në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme ka thanë se në këtë fazë të bisedimeve me Serbinë në dialog asht e domosdoshme përfshimja e krejtëve, njisoj sikurse delegacioni i Vjenës.

Ajo ka thanë se ka ardh koha që me Serbinë me u bisedue për kufinin dhe për njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, ndërsa ka shtue se nuk do të ketë negociata derisa Serbia të mos i zbatojë krejt marrëveshjet.

Zyrtarët serbë, Ivica Dacic dhe Marko Djuric, këto paralajmërime i kanë quejt ultimatume dhe kanë shtue se nuk lejojnë dhe nuk do pranojnë kurrë kushtëzime nga Kosova

“Kosova nuk mundet me kushtëzue askend dhe me asgja”, ka kercënue Dacic.

 

Shperndaje në: