Qeveria shtyen mbledhjen për Demarkacionin, nuk dihet pse!

“Ka qenë si pikë e rendit të ditës dhe Demarkacioni. Por, para dhetë minutave me kërkesë të kryeministrit, mbledhja e qeverisë asht shtye për nji ditë tjetër. Nesër nuk ka me u mbajtë”, thonë burime mbrenda Qeverisë së Kosovës.

Edhe pse Qeveria e Kosovës ka parapa që në mbledhjen e nesërme si pikë e rendit të ditës me qenë demarkacioni me Malin e Zi, kjo mbledhje nuk ka me u mbajtë, mbasi që asht shtye për nji ditë tjetër, me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa.

Lajmin për shtyemjen e mbledhjes e kanë konfirmue burime zyrtare mbrenda kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa.