Qeveria siriane fajësohet për sulm të ri kimik!

Zyrtarët rusë kanë thanë se kanë sulmue caqet e grupit militant, Shteti Islamik me bombardues me rreze të gjata në Raka, që nga miliantët konsiderohet kryeqyteti i tyne.

Luftime të ashpra kanë vazhdue edhe n’Alepo.

Sulmet ajrore ruse përreth Rakës më 11 Gusht kanë vra së paku 20 civilë, thonë aktivistët sirianë.

Këto sulme po bahen në kohën kur Moska dhe Ankaraja janë zotue për bashkëpunim ma të madh rreth Sirisë.

Gjatë vizitës në Rusi, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe lideri rus, Vladimir Putin janë pajtue me përfundue ma për së afërmi luftën në Siri.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thanë se Turqia ka me vazhdue sulmet ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Siri, disa muej mbasi ata patën ndalue këto sulme.

Në Alepo, nji punëtor i ekipeve të shpëtimit dhe aktivistët e opozitës kanë thanë se sulmet ajrore të qeverisë siriane në nji zonë të kontrollueme nga rebelët kanë vra së paku dy persona.

Raportohet se nji nga bombat me të cilat asht sulmue nji nga lagjet e këtij qyteti ka lëshue gaz klori.

Prejse ka fillue lufta civile në Siri, në Marsin e vitit 2011, deri më tash janë vra ma shumë se 290 mijë njerëz.