Qeveria sot ka me i prezentue disa projekte për punësim

Qeveria e Republikës së Kosovës me anë të nji komunikate për media ka njoftue se sot ka me mbajtë nji konferencë në orën 11:00, ku ka me ba prezentimin e disa projekte nga investitorët e huej.

Po ashtu, në këtë komunikatë thuhet se, me ardhjen e investitorëve gjermanë, ka me pasë edhe punësime për kosovarët.

“Ka me u mbajtë nji konferencë për gazetarë, ku kanë me u prezentue projekte të randësishme në fushën e investimeve nga investitorë gjermanë dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.