Qeveria sot miraton programin 2017-2021

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pritet me u debatue dhe miratue programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Mbas miratimit, ky plan pritet me ju dërgue Kuvendit të Kosovës për diskutim në njanën nga seancat.

Ndërkohë, asht paralajmërue se të Premten e kësaj jave, Ministria e Financave ka me pregaditë edhe projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili mbas miratimit nga kabineti qeveritar, po ashtu ka me u procedue në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

Shperndaje në: