Qeveria sot procedon Projektligjin për Trepçën

Mbas disa minutash pritet që të mblidhet kabineti qeveritar.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka ba të ditun se mbledhja e Qeverisë ka me u mbajt në orën 11:00.

Telegrafi ka mësue nga burimet se pikë e vetme e rendit të ditës në këtë mbledhje asht procedimi për në Kuvend i projektligjit të ri për gjigantin metalurgjik ‘Trepça.

“Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në nji njoftim të zyrës së kryeministrit.