Qeveria, takime të shumta për me i bindë palët që kundërshtojnë Demarkacionin

Qeveria e Kosovës mbas tërheqjes së projektligjit nga Kuvendi i Kosovës, për shënimin e vijës kufitare me Mal e Zi, synon që periudhën kohore deri në ridërgim të projektligjit në Kuvend, ta shfrytëzojë për m’i bindë palët që kundërshtojnë këtë marrëveshje për reflektim.

Për këtë, kryeministri Isa Mustafa ka fillue takime me palë të ndryshme, ndërsa ka paralajmërue se ka me i thirrë në takim edhe paritë opozitare, të cilat e kundërshtojnë versionin aktual të Demarkacionit.

Por, egzekutivi ka lanë të kuptohet se, përkundër kundërshtimeve të versionit aktual, nuk ka me reflektue edhe vetë për të marr parasysh vërejtjet për marrëveshjen me Malin e Zi e nënshkrueme nji vit ma parë, raporton lajmi.net.

Këshilltari për media i kryeministri Isa Mustafa, Faton Abdullahu ka thanë se mbas tërheqjes së projektligjit për demarkacionin e deri në riprocedim ka me shfrytëzue për të bisedue me palë të ndryshme që të informohen drejtë dhe të reflektojnë.

“Periudhën kohore prej tërheqjes së projektligjit deri te procedimi i serishëm në Kuvend kemi me shfrytëzue pos tjerash edhe për të vazhdue me sqarime e interpretime të drejta për t’u dhanë mundësi të gjithë subjekteve të ndryshme, deputetëve dhe faktorëve të tjerë relevantë, të cilët kanë hezitime, paqartësi e keqkuptime në këtë aspekt të informohen drejtë gjithanshëm me qëllim që të reflektojnë dhe mandej të vendosin në interes të Kosovës”, ka thanë Abdullahu, për lajmi.net.

Në kuadër të bisedimeve për këtë çashtje, kryeministri Mustafa ka fillue disa takime. Ai ka mbajtë dy të tilla, nji me kryetar të komunave të rajonit të Dukagjinit dhe nji me Policinë Kufitare e drejtues të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit.

Ndërsa, për mbajtjen e nji takimi me partitë opozitare, Abdullahu nuk ka dhanë ndonji kohë se kur mund të ndodhë.