Qeveria teknike simbas Metës, nisin takimet!

Kreu i Kuvendit Ilir Meta asht shpreh i gatshëm për krijimin e nji qeverie teknike dhe dorëheqjen e tij nga mazhoranca mbas miratimit të reformës në drejtësi.

“Kjo nuk asht çashtje 88 apo 99. Kjo asht çashtje e nji mosbesimi të jashtëzakonshëm, të papërgjegjshëm që ekziston sot, në politikë dhe në opinion, për shkak të politikës konfliktuale, acaruese, agravuese e cila për fat të mirë vetëm falë eksperiencës së qytetarëve nga drama që ka shkaktue politika e kalueme konfliktuale nuk po prodhon drama të reja sot.
E për ketë hap të Kreut te Kuvendit, Ilir Metës ka reagu SHBA dhe BE.

Ambasada e SHBA’ve në Tirane si dhe delegacioni i Bashkimit EUropian kane reague publikisht mbas propozimit të bamë nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Si ambasadori amerikan Donald Lu dhe kreu i delegacionit të BE’së , Romana Vlahutin kanë pranue ftesen e Metes për t’ju bashkue tryezes se negociatave qe priten me u bajt sot (Rama-Basha­Meta­Lu-Vlahutin).

E i gatshëm për ketë veprim të Metes asht tregue edhe kreu i PD’s Lulëzim Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka thanë sot se mbështet kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, për krijimin e nji qeverie teknike dhe për zhvillimin e zgjedhjeve.

“Partia Demokratike dhe unë e kemi konsiderue dhe e konsiderojme krijimin e nji qeverie teknike si nji domosdoshmeni për organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe per stopimin e krizes se gjithanshme të vendit.

 

takimetttt