A po rrezikohet Turqia nga nji puç tjetër ushtarak!

Udhëheqësit turq kanë frikë se mund të ketë nji përpjekje te dytë për nji kryengritje ushtarake në Turqi, mbas dështimit të grushtit të shtetit të fundit.

Disa njisi të randësishme ushtarake kufizohen në bazat e tyne ndërsa Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka qenë i matun për me u kthye n’Ankara nga Stambolli, me sa duket për shkak se kryeqyteti nuk konsiderohet plotësisht i sigurt, shkruen The Independent.

Friga e përpjekjes të dytë për grusht shtet rrjedh mbasi administrata e Erdogan ka gjetë të infiltrueme forcat pro-të grushtit të shtetit persona nga radhët e larta të forcave të armatosuna.

85 gjeneralë dhe admiralë apo pothuejse nji e katërta e totalit të 375 prej tyne, janë burgos të Martën nga gjykata, shejë kjo se qeveria privatisht beson se komploti perfshinë edhe shumë oficerë të naltë dhe nuk bahet fjalë për nji grup të vogël si ka pretendue publikisht.

Burime të tjera sugjerojnë se shifra e vertetë për gjeneralët e arrestuem asht 125.