Qeveria vendos masa reciproke për Serbinë

Asht shty për dy-tri javë regjistrimi i popullsisë, i ekonomisë familjare dhe banesave në komunat e Veriut të cilat refuzuen këtë proces në 2011.

Kryeministri Mustafa, tha se për zgjidhjen e ksaj çashtje kanë hasë në disa probleme teknike.

E nga 21 Marsi janë vendosë masat reciproke ndaj Serbisë për mos me njoftë certifikatën e ADR’s për veturat dhe shoferet që eksportojnë naftë dhe gaz nga Serbia, në Kosovë.

E zbatimi i kësaj duket që ka fillu nga sot, mbasi që Dogana e Kosovës ka kthye prapa nji maune me produkte te Serbisë, në pikën doganore të Merdares.

Ndërsa Ministri i Kulturës, Kujtimi Shala njoftoi për ndamjen e mjeteve me vlerë 250 mijë euro për Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Ky vendim vjen mbas suksesit në arenën ndërkombëtare të filmit të metrazhit të shkurtër “Shok”.

Në këtë mbledhje gjithashtu asht miratu draft dokumenti për rregullimin e pensioneve, i cili ka për qëllim krijimin e politikave ma të mira pensionale për shtetasit e Kosovës.