Qeveria zgjedh anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit

Musa Dragusha dhe Blerim Dina janë dy kandidatët për kryetar të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Kjo u ba e ditun nga zv/Kryeministri Kujtim Shala në mbledhjen e 80 të Qeverisë.
Simbas Shalës, emnat bashkë më biografitë e tyne kanë me u dërgue në Kuvend për votim.
Kompletimi i Bordit të OSHP’s asht njana nga 8 rekomandimet e BE’s për liberalizim të vizave, prandaj Qeveria e riprocedoi sot kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Por Qeveria nuk e përmendi aspak angazhimin nji kompanie të huej për OSHP, gja të cilën nji orë ma herët e njoftoi Kryetari i Kuvendit, mbas mbledhjes së Kryesisë.
Në seancën e fundit të Kuvendit, emnat e propozuem për bordin e ri të OSHP’s nuk u votuen nga deputetët e LDK’s. Se a kanë me votue prapë, mbetet me u pa në seancën e ardhshme, t’Ejten.
Gjatë mbledhjes, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm Petrit Selimi, dha nji lajm të mirë për vendin tonë, për anëtarësimin në Buronë Ndërkombëtare të Eksoizitave, të cilin Kryeministri e vlerësoi si shumë të randësishëm për Kosovën.
BIE, ose Zyra Ndërkomëbtarë e Ekspozitave asht organizata ma e vjetër në lëminë e ekspozitave botnore, e themelueme në vitin 1928 në Paris. Ajo asht organizatore e Ekspozitave Universale çdo 5 vjet, si ajo Expo Milano 2015 dhe Expo2020 Dubai.
Në faqen e BIE në Wikipedia Kosova figuron në listën e anëtarëve, por me sa duket, në faqen zyrtare të organizatës, përditësimi nuk asht ba ende.
Ndërkaq, Qeveria miratoi edhe dy marrëveshje rajonale, me Malin e Zi për Bashkëpunim Ndërkufitar, si dhe me Shqipninë për energjitikën. Për nënshkrimin e kësaj të fundit, Qeveria kërkon që Presidentja e Republikës me autorizue ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.